Haradinaj ofron përkrahjen e Qeverisë për zgjidhjen e problemeve në Telekom

06 maj 2019 | 15:57

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur të hënën në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile.

“Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, ka thënë pas takimit kryeministri Ramush Haradinaj.

Edhe drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka treguar se me kryeministrin kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Telekomin e Kosovës dhe stabilitetin financiar të këtij aseti shumë të rëndësishëm nacional. “E njoftova kryeministrin se sfidat me të cilat po ballafaqohet Telekomi i Kosovës do të tejkalohen vetëm me përkrahje institucionale. Kryeministri Haradinaj, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes së parezervë në përpjekjet tona për të gjetur zgjidhjen më adekuate për të gjitha problemet e akumuluara ndër vite dhe për ta rikthyer Telekomin e Kosovës në pozitën e vet lidere në sektorin e telekomunikimit në vend”, ka thënë Istrefi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar të dielën se…