Haradinaj takon O’Connellin dhe Apostoloven, flasin për zhvillimet politike dhe integruese

07 maj 2019 | 11:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Pas takimit me diplomatin britanik, Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për të forcuar dhe intensifikuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Në kuadër të bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Britaninë e Madhe, sot prita në takim të rregullt ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, për të diskutuar tema të interesit të përbashkët. Shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë për të forcuar dhe intensifikuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kurse, në takimin me përfaqësuesen e BE-së, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma evropiane dhe në avancimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova biseduam për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma evropiane dhe në avancimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, ka thënë Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…