Duro: Gabova që shkova te Drita

07 maj 2019 | 13:52

Trajneri Shpëtim Duro në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ka thënë se ka gabuar se mori drejtimin e skuadrës së Dritës nga Gjilani.

“Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate, por ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime dhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”, ka thënë Duro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot…