Fazli Hoxha: Siguria dhe shëndeti në punë, prioritet i MPMS-së

07 maj 2019 | 17:02

Fazli Hoxha, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka marrë pjesë në Tiranë në hartimin e draftit fillestar të koncept- dokumentit për avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ai ka thënë se prioritet i MPMS-së është krijimi i kushteve për siguri dhe shëndet në punë.

“Ndër prioritetet e politikave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është krijimi i kushteve për siguri dhe shëndet në punë. Në Tiranë pjesëmarrës në grupin punues për hartimin e draftit fillestar të koncept-dokumentit për avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Duhet të punohet më shumë në vetëdijesimin e rritjes së ndërgjegjësimit për respektim të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe…