Gjenerali amerikan: Kosova është shtëpia ime e dytë

07 maj 2019 | 20:11

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, ka thënë se Kosova është shtëpia e tij e dytë dhe ka pranuar që pas 40 vjetësh shërbim ushtarak ai po nis një kapitull të ri të jetës së tij.

Në intervistën e tij për “Klan Kosova”, gjenerali amerikan Timothy Orr, ka thënë se ndonëse ai pensionohet kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në Kosovë.

”Kosova është shtëpia ime e dytë nga Iowa dhe do ta vizitojë Kosovën sa herë të më vjen mundësia”.

Pas 40 vjetësh në shërbim ushtarak, për mua është koha që të kalojë në një kapitull tjetër të jetës time. Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të vizitojë Kosovën dhe kjo për shkak të partneritet që kanë SHBA-të me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pjesëmarrjen e shefës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya…