Chris Brown fut në sherr Rihannën me të dashurin miliarder?

08 maj 2019 | 11:00

Rihanna merr miliona reagime nga postimet në “Instagram”, por nuk i ka shpëtuar komenti i ish të dashurit Chris Brown.

Pasi promovoi linjën e re të të brendshmeve, këngëtari ka shkruar: “Vazhdo të ecësh para mbretëreshë”. Nuk mungoi edhe kërkesa e Chrisit që të dëgjojë sa më shpejt një këngë të re.

Burime për mediat e huaja konfirmojnë se Rihanna i ka lexuar komentet dhe ndihet shumë e emocionuar.

Madje mendohet se asaj i janë kthyer në mendje disa çaste të bukura që ka kaluar me Chrisin dikur. Nuk dihet nëse këto lajme që qarkullojnë do të ndikojnë në lidhjen e saj me të dashurin miliarder, Hassan Jameel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gina Rodriguez është martuar të shtunën me Joe LoCicero. Lajmi…