Arkitektët e UBT-së paraqesin Skenderajn si qytet i së ardhmes (Foto)

08 maj 2019 | 14:30

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është bërë prezantimi i ideve të projekteve urbanistike të qytetit të Skenderajt, nga studentët e Arkitekturës të Universitetit UBT, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, profesori i UBT-së, Binak Beqaj si dhe arkitektët dhe profesionistët e Skenderajt.

Fillimisht kryetari Jashari e ka falënderuar profesorin Beqaj dhe studentët për angazhimin e tyre në hartimin e projekteve, ndërkaq më pas studentët e degës së Arkitekturës, në grupe i kanë paraqitur projekte urbanistike të qytetit të Skenderajt, duke e ndarë në zona banimi, gjelbërimi dhe pjesë të tjera zhvillimore e sociale.

Pas prezantimit të ideve, komisioni vlerësues i përbërë nga arkitektë dhe profesionistë të Skenderajt, i kanë komentuar idetë dhe projektet e studentëve, duke i përgëzuar ata për punën e tyre në hartimin e planeve urbanistike.

Në shenjë mirënjohjeje, për bashkëpunimin e mirë në mes të Komunës së Skenderajt dhe UBT-së, që kanë edhe marrëveshje të nënshkruar bashkëpunimi, kryetari Jashari i ka ndarë mirënjohje profesorit Beqaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people standing and indoorImage may contain: people sitting, living room and indoorImage may contain: 4 people, indoorImage may contain: 3 people, indoorImage may contain: 1 person, sitting, living room, table and indoorImage may contain: 8 people, people sitting and indoorImage may contain: 2 people, indoorImage may contain: 1 person, screen and indoorNo photo description available.Image may contain: sky, cloud, tree, outdoor, nature and waterImage may contain: 4 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: 5 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 14 people, people smiling, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit ka…