ATK-ja në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë realizoi trajnim për gjyqtarët dhe ekspertët gjyqësorë

08 maj 2019 | 17:54

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim dyditor për gjyqtarët dhe ekspertët gjyqësorë me temën “Interpretimi i legjislacionit tatimor në Kosovë”.

Në këtë trajnim nga përfaqësuesi i ATK-së u trajtuan temat: Administrata Tatimore dhe Procedurat; Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; Tatimi në të Ardhurat Personale; Tatimi në të Ardhurat e Korporatave; Transferi i çmimit; dhe Marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

“Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, lidhur me aplikimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor në Kosovë, gjegjësisht Procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, Transferin e çmimit dhe Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, duke përfshirë edhe të gjitha tatimet e mbajtura në burim, si: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale, etj. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me legjislacionin tatimor.
Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i trajnimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç partnerëve strategjik, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë…