Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës në fshatin Muhoc të Ferizajt

09 maj 2019 | 13:07

Në fshatin Muhoc të Komunës së Ferizajt ka përfunduar projekti për asfaltimin e shtresës së dytë të rrugës së këtij fshati. “Me një mbikëqyrje profesionale dhe standarde të larta infrastrukturore u përfundua edhe ky projekt që ka një kosto prej afro 32 000 eurosh. Gjatësia e rrugës së asfaltuar në fshatin Muhoc është 425 metra dhe gjerësi 5 metra”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës, ka thënë se ky vit është dyfishi i dinamikës së punëve dhe projekteve infrastrukturore që janë realizuar gjatë vitit 2018, duke finalizuar kështu një cikël të madh investimesh e veprash infrastrukturore me rëndësi jetike e zhvillimore për qytetin dhe qytetarët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë konferencës së përbashkët të Samtit të Brdo Brijunit, presidenti…