Jashari takon drejtorët e shkollave, flasin për procesin edukativo-arsimor

09 maj 2019 | 13:10

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i Arsimit, Bekim Latifi, kanë mbajtur një takim me të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune, me qëllim të diskutimit për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, si dhe për mbajtjen e garave të diturisë që organizohen nga koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).

Garat e diturisë do të mbahen më 11 maj 2019 (ditën e shtunë) në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, nga klasa e I deri në klasën e XII nëpër shkollat e Skenderajt dhe do të mbikëqyren nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Me rastin e mbajtjes së garës për dituri, janë krijuar mundësitë dhe hapësirat për aktivitete brenda dhe jashtëkurrikulare për nxënësit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Komunën e Klinës…