Thaçi: Kishim mospajtime me Vuçiqin, pasi i mohon krimet e Serbisë në Kosovë

09 maj 2019 | 13:43

Pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit, i cili është mbajtur në Tiranë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur para gazetarëve, ku ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar si dy lider të rajonit, por që kanë pasur mospajtime për shkak të mohimit të krimeve të Serbisë në Kosovë.

Ai ka thënë se ka treguar se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë është i padrejtë, ndërsa taksa është vendim i drejtë.

Mëngjesin e sotëm, Thaçi derisa ka shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Vuçiqi nuk e ka bërë të njëjtën gjë me Millorad Dodik.

Për pjesëmarrjen e Dodik është pyetur edhe Ilir Meta në konferencën me gazetarë.

Meta është pyetur nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.

“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër. Samiti i Brdo – Brijunit është një samit që ka një format të përcaktuar. Andaj i ftuar ka qenë edhe Millorad Dodik. Ai do të vijë edhe për turizëm këtu”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet kthyese në gjysmëfinale të…