Kosova përkujton heronjtë e kombit, Ilir Konushevci e Hazir Malaj

09 maj 2019 | 14:33

Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, të enjten është mbajtur një akademi përkujtimore nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se fal Ilir Konushevcit ka ndodhur pranvera e luftës shqiptare më e fuqishme ndonjëherë.

Po ashtu, ai ka thënë se fal mundit të Konushevcit armët e tij kanë arritur në çdo zonë të Kosovës.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se Ilir Konushevci, përveç përgjegjësive të tij luftarake në Zonën e Llapit dhe Prishtinës, ishte një luftëtar që ka bashkëvepruar me të gjitha njësitë tjera, ku së bashku me Hazir Malaj kanë siguruar teknikën luftarake dhe kanë rënë heroikisht në detyrë.

Ndërsa, gjenerali Kudusi Lame, ka thënë se rënia e Ilirit dhe Hazirit është bërë në kohën kur kujton rënien e fashizmit.

Duke bërë thirrje që të jemi sa më vigjilent për kombin shqiptar, Lame ka thënë se veprimtari të tilla në bëjnë nder dhe na japin garanci se jemi në rrugë të drejtë.

Në anën tjetër, gjenerali Lahi Ibrahimaj, ka thënë se Iliri sot fle i qetë në tokën e Kosovës, pasi kjo e fundit tashmë është bërë me ushtri dhe kujdeset për kufijtë e saj, dhe se bashkëluftëtarët e Ilirit dhe Hazirit po mundësojnë që mos të ketë një Republikë Serbe./KoosvaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, është shprehur…