Veseli: Koha nuk mund ta zbehë kujtimin për Ilir Konushevcin

09 maj 2019 | 14:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci, në 21-vjetorin e rënies së tij.

Veseli ka thënë se koha nuk mund t’i zbehë kujtimet për dëshmorët e kombit. “Vitet kalojnë, por kujtimin për dëshmorët e kombit koha nuk mund ta zbehë. I tillë është dhe do të mbetet gjithmonë kujtimi dhe nderimi për heroin e lirisë, Ilir Konushevcin”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka mbërritur në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife…