100 fermerë të rinj nga Gjilani dhe Kumanova trajnohen në ndërmarrësi

09 maj 2019 | 15:19

Në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Tregu i qëndrueshëm për produkte të freskëta të fermerëve në zonën ndërkufitare të Komunës së Gjilanit dhe Kumanovës”, i financuar nga Bashkimi Evropian, të enjten kanë filluar trajnimet treditore për 100 pjesëmarrës nga dy komunat partnere.

Menaxheri i këtij projekti, Eroll Januzi, ka thënë se nga fillimi në këtë projekt kishte një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e të rinjve.

“Interesimi i të rinjve për trajnimet në ndërmarrësi është i jashtëzakonshëm. 100 të rinj dhe fermerë aktiv nga Gjilani dhe Kumanova, po trajnohen në ndërmarrësi. Programi ka për qëllim që t’i bashkojë interesat e dy palëve, në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar dhe trajnuar të rinjtë në ndërmarrësi por edhe duke ndërtuar kapacitete të përbashkëta që në të ardhmen pse jo edhe shkëmbimin e mallrave”, ka thënë Januzi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar në llogarinë e vet në…