Dyqani Medica Gjakova ofron mundësi të ndryshme të fuqizimit ekonomik të grave

09 maj 2019 | 17:40

Ish-presidentja Atifete Jahjaga së bashku me një delegacion me përfaqësues të Stone Castle dhe të mysafirëve të tyre, ka vizituar sot dyqanin Medica Gjakova për të parë nga afër kapacitetin për prodhim dhe produktet e ndryshme.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Medica Gjakova ofron mundësi të ndryshme të fuqizimit ekonomik të grave, dhe në veçanti të të mbijetuarave të dhunës seksuale, përmes shitjes së mjaltës, produkteve të qumështit, dhe produkteve të ndryshme të freskëta dhe organike.

Fotografia e Atifete Jahjaga

“Duke blerë në dyqanin e tyre në Gjakovë përkrahim gratë drejtpërdrejtë. Si Medica Gjakova, ka edhe shumë organizata që punojnë me të mbijetuara të dhunës seksuale, të cilat janë prapa produkteve të freskëta dhe të shijshme, si dhe krijojnë çanta, bizhuteri, dhe produkte tjera të jashtëzakonshme. Duhet të përkrahim më shumë ato”, ka thënë Jahjaga.

Fotografia e Atifete Jahjaga

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po qëndron në…