Banka ProCredit përkrah iniciativën e ministrit Lluka për fuqizimin e makinave elektrike

09 maj 2019 | 17:49

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim kryeshefen ekzekutive të bankës ProCredit në Kosovë, Eriola Bibolli, e cila e ka informuar që pronarët e bankës e kanë aprovuar financimin për një investim të ri në energji solare deri në 3 MW, si politikë e bankës për të përkrahur energjinë e ripërtëritshme në Kosovë dhe botë.

Sipas ministrit Lluka, banka ProCredit gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur iniciativën e tij për fuqizimin e makinave elektrike, duke ofruar kushte më të mira të financimit si dhe duke instaluar mbushës për makina elektrike në vende të ndryshme.

“Më bën të lumtur fakti që energjia alternative dhe efiçienca e energjisë po përkrahen nga të gjithë”, ka thënë Lluka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Atifete Jahjaga së bashku me një delegacion me përfaqësues…