Së paku 70 emigrantë vdesin nga fundosja e anijes në Tunizi

10 maj 2019 | 17:20

Të paktën 70 emigrantë janë mbytur dhe 16 të tjerë kanë shpëtuar pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, “Afrique Presse”.

Anija është thënë të jetë nisur nga Libia në Evropë.

Anijet për shpëtim kanë tentuar që të shpëtojnë trupat nga qyteti bregdetar, Sfaks, ka njoftuar kjo agjenci.

Të 16 personat tjerë janë shpëtuar nga një peshkatar afër zonës ku ka ndodhur aksidenti.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim, ka bërë me dije se të paktën 50 persona kanë vdekur, mirëpo ka përmendur edhe 16 personat e mbijetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruara shumë marrëveshje ekonomike e…