Sarri nuk rikthehet në Serinë A

10 maj 2019 | 18:49

Maurizio Sarri ka siguruar finalen e parë në karrierën e tij, atë të Ligës së Evropës, pas suksesit që arriti Chelsea ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Në finale tashmë do të jetë një derbi londinez me Arsenalin. Kjo arritje e ka kënaqur pa masë trajnerin italian, i cili është shprehur entuziast që karriera e tij është zhvendosur në Angli.

Sarri e ka cilësuar futbollin në Premierë Ligën “të një niveli tjetër”, një futboll që, “pavarësisht se luan shumë ndeshje në një sezon të vetëm, të jep adrenalinë”. Kjo deklaratë, në njëfarë mënyre, mbyll dhe çdo diskutim për ta riparë Sarrin në Serinë A, madje vetë tekniku e pranoi se për momentin nuk do të kthehet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po ndihet krenar me suksesin…