Feronikeli kërkon tri pikë, Drita rezultat pozitiv

11 maj 2019 | 11:02

Sulmuesi Kastriot Rexha ka thënë për gazetë se skuadra e Feronikelit synim të vetëm e ka fitoren në ndeshjen ndaj Dritës.

“Ndeshja me Dritën do të jetë e rëndësishme për ne, pasi jemi në garë të ngushtë me Prishtinën dhe Llapin për titull. Dihet se Drita nuk ka presion dhe ka skuadër të mirë, çka dëshmoi edhe në ndeshjen e kaluar kur e ndali Prishtinën, duke e nderuar kampionatin dhe e njëjta mund t’i ndodhë edhe Feronikelit, por kjo është në të mirë të futbollit të Kosovës. Ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe objektivi i vetëm në këtë ndeshje është fitorja. Duhet të vazhdojmë me lojëra të mira edhe në këto ndeshjet e mbetura dhe ta arrijmë qëllimin e klubit”, ka thënë Rexha.

Për ndeshjen që zhvillohet sot (e shtunë) në Drenas foli edhe Përparim Livoreka, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Feronikelit. Ai ka bërë me dije se synim i Dritës në këtë ndeshje është rezultati pozitiv.

“Do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe e fortë, pasi dihet se Feronikeli ka skuadër cilësore dhe në këtë ndeshje është vendës. Ne do të përgatitemi në maksimum. Synim e kemi të marrim rezultat pozitiv edhe në këtë ndeshje. Ende nuk e dimë për mungesa por, pavarësisht se kush luan, që të gjithë do ta japim maksimumin për hir të kampionatit”, ka thënë Livoreka.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se…