Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit: Do të merren masa ligjore për ata që e vrasin ariun

11 maj 2019 | 22:18

Pas publikimit të informacionit për vendimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për vrasjen e Ariut të Murrmë,

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK) ka njoftuar opinionin publik që ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të MMPH-së që ishte ngritur për vlerësimin e kësaj gjendje.

“MMPH /AMMK, paralajmëron se do të merren masat ligjore për të gjitha ata që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore përfshirë edhe ngritjen e padive ndaj atyre që vrasin ariun”, është bërë me dije në njoftimin e AMMK-së.

Njoftimi i plotë i AMMK-së:

MMPH-AMMK kërkon qe lidhur me rastin e Ariut të Murrmë në Prizren të zbatohet legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore!

Pas publikimit të informacionit për vendimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për vrasjen e Ariut të Murrmë, AMMK njofton opinionin publik që ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të MMPH që ishte ngritur për vlerësimin e kësaj gjendje.

Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre të shkaktuara nga Ariu i Murrmë. ka përfunduar punën e vet lidhur me vlerësimin e situatës dhe dhënien e rekomandimeve për masat që duhet te ndërmerren lidhur me këtë situatë.

Komisioni ka hartuar një raport ku janë prezantuar edhe këto rekomandime dhe masa të sigurisë.

Mes tjerash është rekomanduar që të shtohen masat e sigurisë, të ndërrohet habitati i ariut, të zbatohet zbatohet legjislacioni në fuqi për llojet e mbrojtura shtazore si dhe të hartohet plani të veprimit për menaxhimin e situatës.

MMPH /AMMK, paralajmëron se do të merren masat ligjore për të gjitha ata që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore përfshirë edhe ngritjen e padive ndaj atyre që vrasin ariun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për protestën e opozitës ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë…