Hajredin Kuçi: Veseli, kryeministër i ardhshëm, Urani do ta fitojë Prishtinën

12 maj 2019 | 12:53

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka deklaruar se fitorja e plotë e PDK-së dhe Kadri Veselit kryeministër bëhet kur PDK-ja do të fitojë edhe Prishtinën.

“Kryeministri i ardhshëm Veseli do të jetë edhe më i fort kur ta ketë qeverisjen edhe të Prishtinës”, ka theksuar ai në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Prishtinë.

Sipas Kuçit, Uran Ismaili do ta fitojë Prishtinën.

“Prishtina është pasqyra e Republikës së Kosovës për tërë vendin. Nuk ka qytetar i huaj që vjen në Kosovë e që nuk viziton Prishtinën. Asnjëherë nuk jemi ndjerë rehat pa e fituar Prishtinën. Urani do ta fitojë Prishtinën”, është shprehur Kuçi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armend Dallku i klubit futbollistik Prishtina i ka bërë një…