Dedaj e Thaçi takohen me presidentin bullgar dhe kryediplomatin e Maqedonisë

12 maj 2019 | 14:35

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka shoqëruar presidentin Hashim Thaçi në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë kësaj ceremonie, Dedaj dhe Thaçi janë takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

“Kisha nderin, për ta shoqëruar, Sh.T. Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit, të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Stevo Pendarovski. Në foto: Presidenti i Bullgarisë, Sh.T. Rumen Radev dhe Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu referuar protestës se…