![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/D684D0C5-5428-40B5-8BD7-D828E1B68991.jpeg)
Vëllai i dy heronjve, Fadil Fazliu: Heronjtë mbesin burim i krenarisë dhe lavdisë kombëtare
13 maj 2019
| 00:21
Veprimtari i çështjes kombëtare, vëllai i dy heronjve, Fadil Fazliu, ka përkujtuar heroin Agron Rrahmani në 21-vjetorin e rënies.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se heronjtë bënë historinë dhe lirinë, dhe mbesin burim i krenarisë dhe lavdisë kombëtare.
“Lavdi Heroit të Kombit Agron Rrahmani. Lavdi të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Fadil Fazliu.