Në Mitrovicë evidentohen zona natyrore me potencial për regjistrin e zonave të mbrojtura

13 maj 2019 | 10:24

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të detyrave programore të tij, në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, ka realizuar projektin e evidentimit të vlerave natyrore në këtë komunë.

Gjatë këtij hulumtimi janë evidentuar disa zona me vlera natyrore, të karakterit botanik, hidrologjik dhe speleologjike, që dallohen me karakteristika të veçanta në territorin e Komunës së Mitrovicës.

Vlerat e identifikuara që kanë plotësuar kriteret për t’u marrë në mbrojtjen ligjore janë:

Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;

Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;

Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bare;

Shpellat e Kaçandollit në fshatin Kaçandoll;

Burimi i ujit mineral në fshatin Mazhiq;

Ujëvara e trapçalive në fshatin Melenicë;

Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) me Burimin e ujit nën rrënjë, në fshatin Ovçar;

Kroni i Akullit në fshatin Rahovë;      

Ahishtat e Llomovës në fshatin Selac;     

Trungjet e Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë;

Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Zabërgjë;

Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Ramush Tahiri ka paralajmëruar se kryeministri Ramush Haradinaj mund…