Presidenti Thaçi kujton rezistencën heroike të Nebih e Tahir Mehës (Foto)

13 maj 2019 | 10:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar qëndresën heroike të Nebih e Tahir Mehës, të 13 majit të vitit 1981.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Nebih e Tahir Meha ranë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes.

“Pas demonstratave të fuqishme të vitit 1981, me kërkesën për Republikën e Kosovës, një ngjarje tjetër heroike ndodhi më 13 maj 1981, qëndresa e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz. Ata ranë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes!”, ka shkruar Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të…