KQZ-ja certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

13 maj 2019 | 14:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Këto zgjedhje është e caktuar që të mbahen më 19 maj.

“Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure ka hedhur poshtë…