Hamza flet për rritje të bashkëpunimit me ambasadoren finlandeze

13 maj 2019 | 16:42

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Ai e vlerësoi lartë ndihmën dhe bashkëpunimin e shtetit Finlandez, si dhe e njoftoi ambasadoren Stjernvall për masat që janë marrë deri më tani për krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si një faktorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa, ambasadorja finlandeze Stjernvall shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit dhe ndihmën ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e Ministrit Hamza në krijimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes.

Po ashtu,  ministri Hamza të hënën ka pritur në takim edhe ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, ku ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, është…