Ja kur prezantohet Hazardi në Real

13 maj 2019 | 21:10

Eden Hazard do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit menjëherë ditën pas finales së Ligës së Evropës që Chelsea e luan kundër Arsenalit.

Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” shkruan sot se marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe se Hazard do t’i bashkohet gjigantit spanjoll pas finales së garës dytësore evropiane, e cila do të jetë edhe e fundit për të në fanellën e Chelseat.

Për anësorin belg është përfolur tërë vitin si synimi kryesor i Real Madridit. Edhe ai vetë la të kuptohej se do të kalonte në kryeqytetin spanjoll pas barazimit të Chelseat pa gola ndaj Leicester City në ditën finale të këtij sezoni të Premierligës.

Gazeta franceze shkruan se Hazard do të kalojë në Real Madrid për 100 milionë euro më 30 maj. Hazardi ka thënë të dielën e klubi tashmë e di vendimin e tij dhe se edhe tifozët do ta mësojnë me kohë.

“E kam marrë vendimin. Klubin e kam njoftuar javë më parë”, ka thënë Hazard.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka thënë se…