![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/E6837B94-220A-49C2-8B52-B7455BCC081D.jpeg)
Jonida Maliqi kualifikohet në finalen e Eurovisionit me këngën “Ktheju tokës”
16 maj 2019
| 23:27
Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar në mbrëmjen e dytë të Eurovision.
Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve.
Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer.
E veshur si një mbretëreshë ilire, Jonida Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.