Haradinaj: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

17 maj 2019 | 12:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga familjarë, deputetë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, ish- Jabllanicës, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të saj.

Duke e konsideruar Shqiponjën si një mit dhe simbol që nuk ka lejuar të kalojë armiku, Haradinaj ka thënë se Kosova është e sigurt pasi si të tillë e ka njohur edhe e drejta e botës.

Më tutje, ai ka thënë se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset “Dodik Republika”.

“Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm në këta kufij. Po ashtu, Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendosu një monstrum, një ‘Dodik’. E di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër, por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, cili ka bërë me dije se shumë shpejt do nisin investimet në Kompleksin Memorial të Shqiponjës në këtë kompleks memorial vlera e të cilit është mbi 300 mijë euro.

Ndërsa, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Jabllanica e atëhershme dhe Shqiponja e tanishme është embrion i luftës së UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini Klasa politike në Kosovë është zgjuar nga…