‘Politika po ndikon në sistemin e drejtësisë, nuk u dënua asnjë zyrtarë i lartë’

17 maj 2019 | 15:49

Mos dënimi i asnjë zyrtari të lartë për korrupsion ka bërë që sistemi i drejtësisë në përgjithësi dhe në veçanti kryeprokurori Aleksandër Lumezi të akuzohet për mos efikasitet dhe shërbim të politikës.

Në një tryezë që e ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje mbi korrupsionin dhe profilit të lartë me deputetë dhe anëtarë të shoqërisë civile, është thënë se krejt kjo po bëhet për shkak të kapjes së sistemit të drejtësisë dhe mungesës së vullnetit politik.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është shprehur se përkundër gjitha skandaleve të korrupsionit që po ndodhin në Kosovë, Prokuroria e shtetit është duke heshtur.

I ashpër në reagimin e tij ishte dhe Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka thënë se lufta kundër korrupsionit është një betejë që nuk është fituar deri më tani nga shteti i Kosovës.

Krejt kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të një sistemi të kapur nga politika. Për aspektin ekonomik, Berat Thaçi nga Instituti GAP, ka thënë se Kosova shpenzon dukshëm më pak për kokë banori sa i përket sundimit të ligjit se sa shtetet e rajonit dhe kjo tregon se sundimin e ligjit nuk e ka prioritet.

Kurse në aspektin e sundimit të ligjit si kriter për liberalizim të vizave, ka folur Taulant Kryeziu nga Instituti Epik, i cili është shprehur se duhet të punohet më shumë për këtë çështje.

Kryeziu ka thënë se sistemi i drejtësisë e ka një problem në aspektin e efikasitetit, ku sipas tij me qytetarin e thjeshtë është shumë efikas, kurse me zyrtarët e lart politikë kuptohet se ka ndikim politik. /KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në…