Prokurorja Hajdari tregon se për çfarë e ka pyetur deputeten Brovina

17 maj 2019 | 17:16

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, ka theksuar se publikimi i fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka shkaktuar shqetësim të madh në opinion.

Por, ajo ka hedhur poshtë pohimet e mëhershme të deputetes Brovina se Prokuroria ka qenë në dijeni lidhur me fotografinë që ajo ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës.

Hajdari ka thënë se Brovina i ka thënë Prokurorisë së në posedim të fotografisë ka ardhur në vitin 2003, përmes disa aktivistëve nga Gjakova, emrat e të cilëve nuk i mban mend.

“Në pyetjen time se a e ka raportuar rastin në prokurori ose në polici, meqë kemi të bëjmë vepër penale, ka deklaruar që jo dhe se nuk e ka pasur njohur që ka për obligim që të deklarojë rastin në prokurori. Po ashtu, ka shprehur një shqetësim, me daljen e informatave, se kjo foto mund të jetë nga lufta e Irakut dhe se ajo nuk ka një njohuri të tillë”, ka thënë Hajdari.

Sipas saj, intervistimi i deputetes Brovina, në cilësinë e dëshmitares, nga ana e Prokurorisë Speciale, është vetëm një hap hetimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i caktuar i liderëve të Kongresit amerikan ka…