Vieri befason me deklaratë për Messin dhe Ronaldon
Ish-sulmuesi italian, Bobo Vieri shquhet për deklaratat e tij pikante në lidhje me futbollin italian dhe jo vetëm. Së fundmi, në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport”, veç të tjerave, 45-vjeçari deklaroi se kur Ronaldo dhe Messi do të ndalen së luajturi futboll, ai do e marr televizorin dhe do e hedhë nga dritarja.
Vieri nuk preferoi t’i vendoste një note CR7, teksa sipas tij e gjithë Italia duhet ta falenderojë portugezin që zgjodhi Serinë A.
“Pse, unë duhet t’i vendos notën Ronaldos që ka shënuar më shumë se 600 gola në karrierë, që ka fituar pesë Champions?! Atë duhet ta falenderojë e gjithë Italia, që zgjodhi Serie A. Në të gjithë botën, sot na shikojnë më shumë edhe për Ronaldon. Kur Ronaldo dhe Messi do të ndalen së luajturi, do ta marr TV e do ta hedh nga dritarja. Do të shkoj në kinema për t’u argëtuar”, u shpreh Vieri.