![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/97FE2D00-008C-4682-A99D-91DB242BA4BA.jpeg)
Veseli viziton ekspozitën për 1.024 fëmijët e vrarë gjatë luftës, kërkon drejtësi
18 maj 2019
| 15:58
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, e ka vizituar sot ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1,024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës.
Ai ka thënë se mijëra viktima të vrarë e të masakruar nga forcat serbe meritojnë drejtësi e cila siç ka thënë ai duhet patjetër të ndodhë.
“Sot vizitova ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës. Do të ketë drejtësi për ta dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.