Konjufca kërkon llogari nga kryeparlamentari Veselit

20 maj 2019 | 11:22

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancën për tribunalin ka deklaruar se kryeparlamentari Kadri Veseli duhet të jap dorëheqje pas publikimit të fotos që e ka bërë bashkëpartiatkja e tij, Flora Brovina në seancën e 16 majit.

Konjufca ka deklaruar se publikimi i fotografisë së tillë e ka dëmtuar rëndë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Që 20 vite me radhë këta pushtetar për sa kohë e kanë kalëruar pushtetin, kërkujtë nuk i ra në mend për krimet e Serbisë. Unë po e kursejë Florën, por mendojë që duhet të jap llogari kryetari i parlamentit”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…