Mjekët e QKUK-së do të debatojnë për gjëndrën tiroide

20 maj 2019 | 11:53

Në kuadër të debateve të ndryshme për shënimin e 25 majit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sëmundje të Gjëndrës Tiroide në “Debat n’Shilte” që organizohet nga Qendra e Gruas Mami në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore.

Gjëndra tiroide është organi përgjegjës për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale po ashtu dhe në etapa të tjera të jetës.

Në dekadën e fundit incidenca e kancerit të tiroides është rritur në shifra të konsiderueshme në të gjithë botën.

Kjo për shkak të shtimit të procedurave diagnostike duke bërë të mundur diagnostikimin e kancerit me përmasa të vogla në faza të hershme, por dhe si rrjedhojë e shtimit real të numrit të personave të prekur nga ky kancer.

Për këto tema do të flasin mjekët e QKUK-së prof. ass. dr. Venera Berisha-Muharremi drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, ass. r. Ilir Kurtishi drejtor i Klinikës së Onkologjisë, prof. ass. dr. Fisnik Kurshumliu Patolog dhe Saranda Bujupi Rama gazetare.

Ngjarja do të mbahet me 22 maj prej orës 17:00 në SHFMU “Qamil Batalli” (ish MODEL).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Grupi për Studime Juridike…