Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

20 maj 2019 | 13:30

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se sot është koha që të gjithë pa dallime politike, institucione dhe shoqëri të jenë të bashkuar në dënimin e gjenocidit të serb në Kosovës. Ai ka kërkuar që askush mos bëhet pjesë e mohimit të krimeve.

Thaçi këto komente i ka bërë në akademinë përkujtimore për Enver Dugollin, ku njoftoi se si president i vendit ka marrë vendim Topallin ta nderoi me titullin “Heroi i Kosovës” në 20-vjetorin e rënies së tij.

“Kemi parë këto ditë në Kosovë si po kujtohen krimet, masakrat, djegiet, aktet e shfarosjes dhe spastrimit etnik, deri në përmasat e gjenocidit serb, por askush edhe pas 20 vjet nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk doli para drejtësisë ndërkombëtare apo vendore, prandaj me të drejt Kuvendi i Kosovës ditë më parë me të drejt nxori rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë”.

“Kjo ishte përgjigja më e mirë e institucioneve të Republikës së Kosovës për pretenduesit e mohimeve të krimeve dhe gjenocidit që ka kryer direkt shteti i Serbisë, prandaj sot përsëri është koha që të gjithë pa dallime, si politikë, institucione, shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e këtij dënimi apo mohimi të krimeve”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…