Apostolova: Vetëm 10 për qind e bizneseve janë në pronësi të grave

21 maj 2019 | 11:21

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë sot se derisa mbi 50 për qind e popullsisë së Kosovës përbëhet nga femrat, vetëm 10 për qind e bizneseve në Kosovë janë pronësi e grave.

Këtë deklaratë Apostolova i bëri me rastin e publikimit të raportit “Kuota gjinore në bordet e korporatave në Kosovë”.

Ajo ka ftuar gratë që të marrin pushtetin që u takon, përfshirë edhe fushën e ndërmarrësisë.

“Vetëm 10 për qind e bizneseve në Kosovë janë në pronësi të femrave. Zyra e BE-së në Kosovë çdo ditë mbështet zbutjen e hendekut të pabarazisë mes femrave dhe meshkujve në fushën e ndërmarrësisë. Projekti ERAC, i nxjerrë nga BE-ja, është tema e prezantimit të sotëm. Kuotat nuk janë çdo gjë. Kuotat kanë bërë përmirësim në përfaqësimin e femrave kudo që janë përfaqësuar. Femrat përfaqësojnë më shumë se 50 për qind të popullsisë të Kosovës, dhe mu për këtë, ato duhet të marrin pushtetin që u takon, edhe në fushën e ekonomisë”, ka thënë Apostolova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 12 numri i sportistëve që do ta…