Demarkacioni të hënën në Kryesi

02 shkurt 2018 | 14:02

Marrrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që mbahet të hënën.

Klan Kosova merr vesh se kjo mbledhje pritet të mbahet në orën 11:00, kurse Demarkacioni është pika e gjashtë e rendit të ditës.

Në këtë mbledhje të Kryesisë, për përgatitje të seancës plenare të Kuvendit janë paraparë për shqyrtim 17 pika të ndryshme si dhe shqyrtimi i dhjetë kërkesave e propozimeve, transmeton Klan Kosova.

Shqyrtimi i kësaj ujdie bëhet një ditë para se vendin tonë ta vizitojë kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka demantuar raportimet se KFOR-i…