Zemaj takon senatorin e Italisë Lodovico Sonego

02 shkurt 2018 | 14:13

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane, sot ka pritur në takim senatorin e Italisë, Lodovico Sonego dhe ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim u diskutua rreth angazhimit të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e iniciativave për anëtarësim në organizatat rajonale, sidomos në Iniciativën Qendrore Evropiane (CEI), në të cilën senatori Sonega është kryetar i delegacionit parlamentar të Italisë në Iniciativën Qendrore Evropiane (CEI).

“Avancimi i raporteve në zhvillimin e diplomacisë parlamentare në mes dy vendeve do ishte lehtësim për Kosovën dhe ndihmese ne mbështetjen qe e jepe Italia për Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.

Tema të takimit ishin edhe zhvillimet aktuale në vendin tonë, proceset integruese në kuadër të saj, si dhe temat që preokupojnë opinionin publik dhe janë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës si: sundimi i rendit dhe ligjit, demarkacioni, si dhe përgatitje me fleksibile e legjislacionit që të kemi sa më shumë investime të jashtme e sidomos ato italiane.

Po ashtu, deputeti Zemaj përsëriti qëndrimin e grupit parlamentar të LDK-së rreth tendencës për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara si dhe qëndrimin e tërheqjes tani të krerëve institucional nga kjo iniciativë.

Ndërsa, senatori Sonego ka theksuar se shteti i Kosovës nuk duhet lejuar që të krijojë pasqyrë e cila do dukej si hezituese në sundimin e ligjit, duke dhënë kështu një mesazh të qartë.

Ai po ashtu, ka deklaruar mbështetjen e tij për Kosovën në vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe sidomos në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t’i kryejnë obligimet e marra në këtë drejtim.

Në emër të grupit të miqësisë, deputeti Armend Zemaj ka falënderuar senatorin Lodovico Sonego për mbështetjen në të gjitha fushat si dhe për bashkëpunimin e ofruar ndërparlamentar Kosove – Itali, njëherësh u dakorduan që në të ardhmen të dyja parlamentet të intensifikojnë bashkëpunimin dhe avancimin e raporteve në mes dy vendeve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do…