Ja goli i vitit në Premier Ligë (video)

22 maj 2019 | 14:08

Anësori i Crystal Palace, Andros Townsend mori vlerësimin e golit të sezonit në Premier Ligë për perlën ndaj Manchester Cityt.

Futbollisti i skuadrës së “Shqiponjave” shënoi të dytin në fitoren befasuese të miqve në “Etihad Stadium”.

10 gola të bukur ishin përzgjedhur nga tifozët dhe një panel ekspertësh futbolli. Mes atyre më të pëlqyer ishte gjithashtu dhe finalizimi i Eden Hazard në derbin e Londrës kundër West Hamit, si dhe goli i Vincent Kompany që firmosi fitoren e Manchester City kundër Leicester e që i hapi rrugë titullit kampion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industritë, Endrit Shala, ka pritur sot…