Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nesër shkojnë të Vuçiqi

23 maj 2019 | 13:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të marrë pjesë gjithashtu në takimin që mbahet në Pallatin e Serbisë, i cili më parë ka njoftuar se “tema e takimit do të jenë hapa të mëtejshëm, të cilat do të ndërmerren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb”.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 19 majit për kryetarë të katër komunat në veri të Kosovës ku kanë fituar kandidatët e Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatos Jusufi nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj. Ai…