Haradinaj e Jahjaga koordinohen për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s

23 maj 2019 | 14:04

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për bashkërendimin e veprimeve institucionale për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në vendin tonë kundër Serbisë.

“Me ish-presidenten Jahjaga, pata kënaqësinë që t’i bashkërendojmë veprimet për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor, një ngjarje madhështore në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës. Presidenten Jahjaga e falënderova për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin Durant është pranë largimit nga skuadra kampione e Golden…