![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/6DBCC25C-5664-42FE-A6EB-CBE9C57F2C37.jpeg)
Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Veseli
23 maj 2019
| 20:40
Kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar për ngushëllime në familjen Veseli, me rastin e ndarjes nga jeta të axhës së kryeparlamentarit Kadri Veseli.
“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare Veseli, me rastin e vdekjes së Jetishit, axhës së Kryeparlamentarit Kadri Veseli!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.