Carragher: Cotunho nuk vlen 140 milionë euro

02 shkurt 2018 | 18:07

Ish-kapiteni i Liverpool, Jamie Carragher, ka thënë se Philippe Coutinho nuk vlen 140 milionë euro, shuma e paguar nga Barcelona për të siguruar shërbimet e tij.

Gjithashtu, ish-mbrojtësi i “Të Kuqve” nuk ka qenë i kënaqur as me faktin se lojtari është larguar në mes të sezonit.
“Nuk më pëlqen largimi i tij në mes të sezonit. Në atë moment, Liverpool ishte në garë për Kupën e Anglisë dhe luan akoma në Champions League. Tifozët e Liverpool, duke përfshirë edhe veten tim, janë ndier mirë kur Coutinho qëndroi verën e kaluar, edhe pse e dinim se do të largohej në fund të sezonit”, ka thënë Carragher.

Më pas, Carragher ka shtuar: “Cotunho nuk është aq i mirë dhe nuk vlen 140 milionë euro. Do të kisha preferuar që klubi të fitonte më pak para dhe ta mbante deri në fund të sezonit, për ta shitur verën e ardhshme”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat e kampionateve kryesore evropiane shpenzuan qindra milionë euro në…