![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/49FDFFEA-B5A9-424D-ABB1-A52A14004187.jpeg)
Një i paraburgosur arratiset nga Klinika Ortopedike e SHSKUK-së
24 maj 2019
| 09:38
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika Ortopedike e SHSKUK-së, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar.
“I njëjti ishte nën masën e paraburgimit për Veprën Penale, Tentim Vrasje.
Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar”, është thënë në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
SHKK-ja ka theksuar se po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme, si shkak i mungesës së dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK.
/Epoka e re/