Hoxhaj kërkon njohjen nga Vatikani

25 maj 2019 | 21:24

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit.

Ai në një postim në “Twitter”, ka shkruae  se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosvës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…