Mancini: Nuk e prisja kaq të shpejtë ringritjen

25 maj 2019 | 21:36

Objektivi është i qartë: Kualifikimi në “Euro 2020”. Roberto Mancini, në prag të dy sfidave të radhës kualifikuese kundër Greqisë dhe Bosnjës, nuk e fsheh më Italinë e tij të re. Po ashtu, flet qartë e me plot gojën për objektivat. I intervistuar nga “La Stampa”, trajneri i kombëtares axurre pranon se ka mbetur i habitur nga rritja e shpejtë e skuadrës që drejton:

“Mendoja se do të na duhej më shumë kohë për t’u ringritur. Megjithatë, ndryshe nga parashikimet në fillim të punës si trajner i Italisë, në sajë të djemve kemi bërë shumë përpara. Unë kam pasur si synim maksimal Kupën e Botës (2022), por tani mund të kemi pretendime edhe në Kampionatin Europian”.

Mancini e di se në realitet, Italia nuk është kombëtarja më e fortë në Europë, por është e bindur se mund të luajë në kushte të barabarta me të gjithë: “Ekzistojnë disa ekipe para nesh, Franca mbi të gjitha, ndoshta edhe Spanja, por askush nuk ka ndonjë fenomen. Nëse bëjmë një punë të mirë, nëse luajmë futboll sulmues dhe zbavitës, rezultatet janë të mundshme. Ne jemi Italia, po hapim një cikël të ri”.

Më tej, Mancini fokusohet në dy prej talentëve më të mirë të Italisë së re, Moise Kean dhe Nicolò Zaniolo: “Kean është vetëm 19 vjeç, gjithçka varet prej tij, por mund të bëhet një sulmues i jashtëzakonshëm. Zaniolo e ka dëshmuar veten plotësisht me Romën, në sezonin që po mbyllet. Pastaj Tonali, Barella, Mancini…, edhe ata janë mjaft të mirë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot nuncin apostolik…