Arba Kokalari shqiptarja e cila jeton në Suedi, fiton ulëse në Parlamentin Evropian

26 maj 2019 | 23:27

Tanimë kanë filluar të dalin rezultatet perliminare të zgjedhje në Parlamentin Evropian, në të cilat zgjedhje, Arba Kokalari, shqiptare e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Astrit Gashi, i cili jeton në Suedi.

Postimi i plotë tij:

Zyrtare – Arba Kokallari fiton nje vend ne Parlamentin e Europes

Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare te zgjedhjeve ne Suedi per parlamentin europian. Arba Kokallari pas nje fushate fantastike pushtoi Suedine. Ajo tani ka siguruar nje vend ne parlamentin europian duke u bere deputetja e pare me rrenje shqiptare sipas rezultateve preliminare.Partia e Arbes ka fituar 17.6 %  me te cilin rezultat ju garanton 4 deputet. Arba Kokallari u lind ne Tirane me 27 nentor 1986. Ajo ishte mjafte aktive ne partine moderate ku udheheqi me rinine dhe departamentin e kultures ne qytetin e Stokholmit.Urime Arba, gezuar shqiptare kudo ku nodheni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdet Jashari, i cili si 19-vjeçar iu bashkua UÇK-së, kërkon…