Ministrja Hoxha: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë

27 maj 2019 | 15:25

Pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha ka shkruar se “votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian”, duke shtuar se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendimmarrjen për liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë i ministres në llogarinë e saj në “Facebook”:

Votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave. Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt.

Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes!

Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka qëndruar…